A ishte Thaçi për demarkacionin në Mal të Zi? (VIDEO) NULL NULL 24.05.2016 10:54 24.05.2016 10:54 Presidenti Hashim Thaçi para vizitës së fundit që i bëri Malit të Zi të shtunën ka deklaruar se atje do të bisedoj me krerët e shtetit malazez edhe për çështjen e demarkacionit. “Është në interesin e dy vendeve tona që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejtë që është e mundur. Unë të shtunën do të jem në Podgoricë do të bisedoj edhe me presidentin Filip Vujanoviç dhe me kryeministrin Millo Gjujanoviç për këtë çështje”, ka thënë Thaçi me 19 maj derisa ishte për vizitë në Mitrovicë. Por presidenti dje ra në kundërshtim me deklaratën e dhënë javën e kaluar duke thënë se në Mal të Zi nuk shkoi për të folur çështjes së kufijve, njofton Klan Kosova. Këtë deklaratë Thaçi e bëri në Miradi të Epërme të Fushë-Kosovës, gjate vizitës që pati atje. Vetë presidenti gjatë vizitës që pati në Podgoricë më 21 maj tha se atje qëndroi për të festuar dhjetëvjetorin e pavarësisë së këtij vendi si dhe anëtarësimin në NATO, njofton Klan Kosova. Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi ishte nënshkruar nga Hashim Thaçi, asokohe ish-ministër i Punëve të Jashtme më 26 gusht të vitit të shkuar në Samitin e Vjenës. Kjo ujdi ngjalli reagime dhe protesta nga banorët e Pejës si dhe nga partitë opozitare në vend, duke thënë se janë humbur shumë hektarë tokë. Por ka qenë një komision ndërkombëtar i themeluar me iniciativë të ish-presidentes Atifete Jahjaga i cili konkludoi se “asnjë gabim nuk është bërë në Marrëveshjen për Demarkacionin”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 27 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 42 minuta më parë