19:19, 28 Mars 2018

Pamjet e zyrtarit serb, Marko Gjuriq, duke u dërguar në stacionin policor në Prishtinë, u shpërndanë gjithandej nëpër botë.

Në një kësi situate, ai sigurisht që nuk arriti ta ruajë elegancën në sjellje, por as në veshje. Derisa po shoqërohej në stacion, zyrtarit serb, që flet zi e terr për Kosovën, iu zbuluan të brendshmet, gjë që vërehet edhe në këtë foto, por edhe në xhirimin ekskluziv të Klan Kosovës.

Por, a ju ka shkuar në mendje se çfarë marke kishte zgjedhur t’i vishte politikani me fytyrë fëmijërore, për vizitën e tij ilegale në Kosovë? Ne në portalin klankosova.tv, e kemi përgjigjen! Brekët e Gjuriqit janë të markës “IDEAL” dhe çmimi i tyre, sipas një hulumtimi të shpejt në internet, sillet në hiq më shumë se 1 euro e gjysmë, nëse blihen me shumicë.

A është udhëheqësi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe koprrac, apo shquhet për thjeshtësi në stil të veshjes? Apo, mos ndoshta për të më tepër vlen shprehja: “I varfër, por i pastër”?

Si thoni ju, të nderuar lexues të klankosova.tv, pas atij operacioni të zhurmshëm policor, a ka arritur Gjuriqi i ri t’i mbajë të pastra, “IDEAL”-et e tij të lira?

 

Interesante