A është në lidhje Jennifer Lawrence? (FOTO) NULL NULL 20.10.2016 21:20 20.10.2016 21:20 Aktorja Jennifer Lawrence është një prej atyre personazheve publik që e mban jetën e saj private larg syrit të mediave. Por duket se ajo nuk ia ka dalë të jetë larg mediave, kur një fans e ka fotografuar atë nën shoqërinë e një mashkulli derisa po hante drekë në New York. Në këtë fotografi, shihet se mashkulli që është pranë saj është Darren Aronofsky, që është producenti i filmit të zhanrit dramë që ajo luan bashkë me Javier Bardem, Michelle Pfeiffer dhe Ed Harris, transmeton Klan Kosova. Aronofski 47 vjeçar që është producent i “The Wrestler” e “Blac Swan” duket se ka rënë në dashuri me aktoren 26 vjeçare verën e kaluar derisa po xhironin në Montreal. “Jennifer dhe Darren janë munduar t’i mbajnë gjërat sekret por ata duhen shumë”, ka thënë një burim për The London Sun. Aktori ka një djalë 10 vjeçar me ish të dashurën e tij, aktoren Rachel Weisz. As njëri nga ta nuk e ka mohuar e as pohuar një lidhje mes tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.