19:20, 16 Korrik 2017

Regjisori legjendar hollivudian, Quentin Tarantino, doli së fundi bashkë me të dashurën e tij, Daniella Pick, për të darkuar në Madeo Restaurant të Los Angeles.

Në gishtin e saj u spikat një unazë e fejesës, gjë që deri diku konfirmon zërat se Tarantino më në fund ka vendosur t’i japë fund beqarisë.

Çifti raportohet të jenë fejuar më herët gjatë këtij muaji, dhe kjo do të ishte martesa e parë për fituesin e çmimit Oskar, i cili ka 54 vjet.

Daniella, që është 20 vjet më e re se Tarantino, thuhet se e ka konfirmuar këtë gjë për mediat izraelite duke iu thënë se ky lajm është i vërtetë, dhe se ata janë të lumtur dhe të ngazëllyer.

Interesante