20:08, 1 Nëntor 2015

Është ndër flamujt e paktë në botë që përmbajnë hartën e shtetit.

Por, nëse janë të vërteta pohimet se Kosova humbi territor në marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, atëherë ky simbol mund të pësojë ndryshime.

Në fakt, bëhet fjalë për ndryshime të imëta, përderisa është vetë toka e shtetit në zemër të flamurit.

Kjo nëse merren parasysh gjetjet e gjeografëve, Shpejtim Bulliqi e Florim Isufi, sipas të cilave Kosova humb një sipërfaqe prej 89.9 km katror, ndërsa fiton 7.6 km katror,njofton Klan Kosova.

Por në qeveri mohojnë se kjo marrëveshje me Malin e Zi, reflektohet në atë që publikisht njihet si harta e Kosovës, e që si e tillë, ka zënë vend edhe në simbole. Këtë e thotë  edhe i ngarkuari me negociimin e kufirit, Murat Meha, por edhe zëdhënësi i qeverisë, Arban Abrashi. Ky i fundit, thotë se në kësi rrethana nuk ka ndryshim as në simbole.

E për autorin e flamurit aktual shtetëror, simboli vjen në rend të dytë kur krahasohet me territorin.

Kronikë nga Liridon Zeqiri.

Interesante