16:50, 11 Shtator 2017

Aktori ikonik në filmin Big Lebowski, Jeff Bridges, ka folur nëse do të ketë një vazhdim të këtij filmi në të ardhmen.

Kanë kaluar 19 vjet që kur personazhet në këtë film, me në krye Jeff “The Dude” Lebowskin rrëmbyen zemrat e fansave të kinemasë me këtë kult klasik.

Ndërsa Digital Spy ka biseduar me Bridges për ta pyetur nëse do ta reprizonte këtë rol.

“Mendoj çfarëdo që vëllezërit Coen mendojnë. Nëse duan ta bëjnë një vazhdim, jam i sigurt se do të ishte shumë e mirë”, tha Bridges.

Interesante