A do të jetë e bija e Metës, Zonja e Parë e Shqipërisë? NULL NULL 19.07.2017 22:16 19.07.2017 22:16 Bora, 19 vjeçare, vajza e madhe e Ilir Metës, i cili do të betohet si President i Republikës më 24 korrik, mund të shndërrohet në Zonjën e Parë të Shqipërisë. Meta ka kërkuar konsultën e ekspertëve më të mirë të jurisprudencës në Gjykatën Kushtetuese për të parë nëse një lëvizje e tillë do të ishte e këshillueshme dhe e lejueshme në terma ligjorë. Historia e presidentëve shqiptarë e njeh një precedent të tillë, në kohën kur në krye të shtetit ishte Alfred Moisiu, Presidenti i ve, i cili zgjodhi të bijën, Rubenën, si Zonjë të Parë. Sigurisht, nuk është ky rasti, pasi bashkëshortja e Ilir Metës është shëndoshë e mirë, por pikërisht te gruaja qëndron edhe problemi. Monika Kryemadhi nuk është thjesht bashkëshortja e Presidentit. Ajo ka marrë një rol politik të dorës së parë pas zgjedhjes si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti e drejtuar që prej themelimit e deri në ditën kur u zgjodh President i Republikës, nga Ilir Meta. Rekuizita presdidenciale e mveshur nga parimi i barazlargësisë nga palët do të ‘infektohej’ nga Zonja e Parë njëherësh kryetare e një partie politike. Ilir Meta kërkon të shmangë pikërisht këtë, dhe kjo është aryseja e parë se pse ai do donte që të ‘kurorëzonte’ të bijën si Zonjë të Parë, shkruan Politiko, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zhdukja e biznesmenit, Musa Hamitit - Flet avokatja e Marilena Markoviq (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Nuk ka kuorum për votimin e Komisionit Hetimor për kontrata njëburimore gjatë Qeverisë Kurti 6 minuta më parë
Kosova Abdixhiku: Prokuroria Speciale të hetojë kontratat njëburimore të realizuara nga Qeveria Kurti 17 minuta më parë