A do ta zëvendësojë Pickford De Gean? NULL NULL 19.11.2018 15:00 19.11.2018 15:00 Jordan Pickford është lidhur me një transferim prej 60 milionë funtesh te Manchester United, si pasues i David de Geas, megjithatë legjenda e këtij klubi, Gary Neville, i ka vënë në pikëpyetje aftësitë e tij. “Ai nuk paraqet idenë time se si do të duhej të ishte një portier. Gjithmonë kam menduar se një portier duhet të jetë dominues”, ka thënë Neville për Sky Sports. “Ka shumë portierë të madhësisë së tij dhe të aftësisë së tij sa i përket agjilitetit që duhet të ndryshosh përgjatë kohës”. Pickford ka lënë mbresa me paraqitjet e tij për Evertonin, por sidomos në ndeshjet e tij me Anglinë në Kupën e Botës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.