Drejtori i katalunasve ka theksuar se vazhdimi i kontratës së asit argjentinas me skuadrën është krejtësisht cështje procedurale, pasi ka tashmë akord për këtë gjë

19:03, 13 Shtator 2017

Drejtori i Barcelona, Albert Soer, ka thënë se është e sigurt që Lionel Messi do të vazhdojë kontratën me klubin.

Ai këtë deklaratë e ka bërë pasi katalunasit nuk arritën të sigurojnë shërbimet e asit të Liverpool, Philippe Coutinho.

Soer ka nënvizuar se kontrata e re me argjentinasin është dakorduar dhe ka mbetur vetëm akti i protokolimit të saj.

“Rinovimi i Messit? Kur klubi njoftoi për rinovimin e kontratës me Messin, ishte pas arritjes së marrëveshjes nga të dyja palët. E vetmja gjë që ne po presim është të bëjmë aktin e protokolimit”.

Interesante