A do ta ndërpres turneun Linkin Park? NULL NULL 21.07.2017 21:00 21.07.2017 21:00 Planet e Linkin Park për turneun botëror sigurisht janë prekur nga vdekja e këngëtarit të këtij grupi, Chester Bennington. Linkin Park ende nuk kanë marrë ndonjë vendim në qoftë se do të ndalojnë turneun botëror apo do të vazhdojnë ashtu siç e kishin planifikuar. Një përfaqësues i grupit ka thënë që anëtarët e tij janë tejet të prekur nga ngjarja e së enjtes, dhe nuk janë në gjendjen emocionale të duhur për të marrë ndonjë vendim për turneun. Turneu “One More Light” është paraparë të filloj javën që vjen ne Mansfiels në Massachusetts. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.