86 pretendentë për gjyqtarë nga radhët e minoriteteve NULL NULL 27.05.2015 16:50 27.05.2015 16:50 Gjithsej 86 kandidatë kanë aplikuar për 48 pozitat e gjyqtarëve në kuadër të konkursit të shpallur nga institucionet e Kosovës për integrimin e komuniteteve jo shumicë në gjykatat e Kosovës. Zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ajshe Qorraj-Berisha ka thënë për Klan Kosovën se ky proces po vazhdon me formimin e një komisioni të KGJK-së, transmeton Klan Kosova. “Komisioni në fjalë do t’i vlerësoj aplikacionet e më pas kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet do të ftohen në intervista ku pastaj në bazë të rekomandimit të komisionit ata do t’i propozohen presidentes për dekretim’ tha ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 52 minuta më parë