14:59, 10 Gusht 2018

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prixit që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Ajo  mposhti në çerekfinale argjentinasen, Paula Pareto, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinalen që do të zhvillohet pas pak, Krasniqi takohet me japonezen, Hiromi Endo.