Ben Afleck bëhet me shtëpi të re NULL NULL 25.05.2018 12:40 25.05.2018 12:40 Ben Affleck është zhvendosur në shtëpinë e re me të dashurën e tij Lindsay Shookus. Është bërë e ditur se aktori ka blerë shtëpinë në Pacific Palisades, për 19 milionë dollarë. Ai dhe e dashura e tij janë parë të enjten në këtë shtëpi, dhe bashkë me ta edhe kamionët e mobilieve. Kjo e fundit nuk do të zhvendoset menjëherë në shtëpinë e Ben, megjithatë do të kalojë mjaft kohë aty. Kjo njëherit është edhe shtëpia e parë që Ben Afleck e ka blerë, që kur është divorcuar nga Jennifer Garner. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.