20:46, 16 Prill 2018

Gjatë një punëtorie, zyrtarët e Komisionit të Pavarur pë Miniera dhe Mineraleve, folën edhe për cilësinë e punimeve që dalin nga tenderët.

Anëtarët e komisionit për miniera e minerale, thanë se shpeshherë materialet e përdorura janë të blera tek kompanitë që veprojnë ilegalisht.

Këtu nga përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe asaj të Bujqësisë, u kërkua koordinim më i madh, derisa u tha se përveç tokave, po bëhen dëme edhe në buxhetin e shtetit.

Kronikë nga Enis Reçica