16:10, 16 Prill 2018

Shtatë të burgosur janë vrarë dhe 17 të tjerë kanë mbetur të lënduar gjatë natës së mbrëmshme në një burg të sigurisë së lartë në Karolinën Jugore, raporton CNN, njofton Klan Kosova.

Në mes të vdekurve dhe të lindurave nuk ka pasur asnjë zyrtarë të burgut, ka thënë Jeffrey Taillon, shefi i shërbimit korrektues.

Në përleshje janë përfshirë tri grupe të ndryshme ka treguar ai.

Detaje të tjera nuk janë dhënë ende për media.

Në këtë burg të sigurisë së lartë vetëm në vitin e kaluar kanë ndodhur edhe disa raste të tjera të përleshjeve që kanë përfunduar me fatalitet.

klankosova.tv

 

Interesante

  • Fjalë kryesore: