60 nxënës të asfiksuar në një shkollë të Shqipërisë NULL NULL 17.11.2017 15:03 17.11.2017 15:03 Nxënësit e shkollës së mesme të Shupenzës në Bulqizë të Shqipërisë ishin në orën e mësimit kur vënia në punë e kaldajës së re dhe bllokimi i oxhakut i mbushi klasat me dioksid karboni. Mbi 60 nxënës të moshës 16-18 vjeç shfaqen simptoma asfiksie prej tymit, si dhimbje koke, marrje mendsh të vjella. Si pasoje e intoksikimit 36 prej tyre janë transportuar në spitalet e Bulqizës dhe Peshkopisë. Tre janë në gjendje të rëndë dhe dy orë pas incidentit në shkollë u nisën drejt Tiranës. Në transport kanë ndihmuar helikopterët e Ministrisë së Shëndetësi dhe një Task Forcë e posaçme e ngritur pas ngjarjes nga kjo ministri. Policia vazhdon hetimet për të gjetur shkaktaret e incidentit, prej të cilit shfaqen shenja asfiksie mbi 60 gjimnaziste, raporton TCH, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 15 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 48 minuta më parë