18:46, 12 Gusht 2017

Së paku 60 fëmijë kanë vdekur në një spital publik në Indinë Veriore, thonë zyrtarët, pas supozimeve që furnizimi me oksigjen iu kishte ndërprerë shkaku i faturave të papaguara.

Zyrtarët në shtetin e Uttar Pradesh pranuan që furnizimi ishte ndërprerë, por thanë se kjo nuk i kishte shkaktuar vdekjet, shkruan BBC.

Kishte panikë në spitale me familjarë që provonin t’i asistonin stafit duke përdorur qese manuale të frymëmarrjes, thonë mediat lokale.

Shumica e viktimave ishin fëmijë të porsalindur ose që po trajtoheshin nga encefaliti.

Interesante