Trukimet, Skënderbeut i hiqet një titull NULL NULL 23.06.2017 15:30 23.06.2017 15:30 Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar ndodh që të shkurorëzohet një ekip kampion. Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit shpall fajtor skuadrën e Skënderbeut për trukimin e disa ndeshjeve gjatë sezonit 2015/2016, duke i hequr trofeun e këtij edicioni. Edhe pse UEFA e kishte shpallur fajtore prej mëse një viti duke e përjashtuar nga pjesëmarrja në kupat e Europës, Komisionit të Etikës ju desh më shumë kohë për grumbullim faktesh dhe marrjen e këtij vendimi. Gjithashtu, Skënderbeu u dënua edhe me heqjen e 12 pikëve nga klasifikimi i sezonit 2016/2017 si dhe me një gjobë prej 2 milionë lekësh. Pavarësisht heqjes së pikëve, Skënderbeu nga 72 pikë që e mbylli vitin e shkuar zbret në kuotën e 60 pikëve, por në vendin e tretë, pasi Luftëtari i vendit të katërt e mbylli sezonin e shkuar me 28 pikë diferencën me vendin e tretë, shkruan TCH, transmeton Klan Kosova. Me heqjen e titullit kampion të sezonit të shkuar, Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka lënë evaziv faktin nëse titulli i vitit të shkuar do t’i kalojë Partizanit, duke qenë se e mbylli sezonin në vendin te dytë apo jo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë