562 mijë turistë e vizituan Shqipërinë NULL NULL 20.07.2017 15:43 20.07.2017 15:43 Panoramic view on Sarande city at suny day, Albania. Shqipëria duket se po përjeton një tjetër sezon të mirë turistik. Instituti i Statistikave raportoi se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime pushime u rrit me 2.4 herë në gjashtë mujorin e parë të vitit. Sipas INSTAT, për periudhën janar-qershor të këtij viti numri i turistëve të huaj kërceu në 562 mijë vetë nga 230 mijë që ishte për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Statistikat e detajuara tregojnë se vetëm në muajin qershor, që shënon dhe fillimin e pikut të sezonit turistik, në Shqipëri hynë mbi 195 mijë pushues të huaj. Rritja me dy herë e gjysmë e numrit të turistëve të huaj paralajmëron një tjetër sezon të mirë për turizmin, pas rezultateve pozitive të vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë në 2016-ën ekonomia shqiptare përfitoi 1.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi, duke qenë e barabartë me sa 15 për qind të prodhimit kombëtar, shkruan Top Channel. Të dhënat për gjashtëmujorin e parë sinjalizojnë se ky nivel të ardhurash mund të tejkalohet gjatë këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm për tremujorin e të vitit, për të cilin janë të dhënat e disponueshme, të ardhurat nga turizmi u rritën me 6.4 për qind në terma vjetorë duke arritur 301.5 milionë euro. Turizmi ishte një nga sektorët që u godit më fort nga kriza financiare. Por në tre vitet e fundit tendenca është përmbysur dhe të ardhurat nga turizmi janë rritur me ritme të shpejta. Dalja e Eurozonës nga kriza, por edhe rritja së fundi e interesit për Shqipërinë në tregun global turistik, ka shtuar përfitimet financiare për ekonominë duke e shndërruar turizmin në sektor udhëheqës të rritjes ekonomike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër 2 minuta më parë