55 përqind e francezëve të pakënaqur me presidentin Macron NULL NULL 22.04.2018 22:00 22.04.2018 22:00 Mbi gjysma e qytetarëve francezë nuk e miratojnë punën e presidentit, Emmanuel Macron. Sipas një sondazhi të fundit që është kryer gjatë kohës kur forcat amerikane bashkë me ato franceze dhe britanike sulmuan forcat e Bashar al-Assadit, 55 përqind e francezëve janë shprehur të pakënaqur me punën e Macron, shkruan Le Journal du Dimanche, përcjell Klan Kosova. Ky sondazh është kryer nëpërmjet internetit dhe telefonit, nga 12 deri më 21 prill, në të cilin kanë marrë pjesë rreth dy mijë veta. Njerëzit janë pyetur: A jeni të kënaqur me punën e presidentit Emanuel Macron? Vetëm 44 përqind e tyre janë përgjigjur në këtë pyetje, me PO. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.