Kosovarja fiton të argjendtën në Lojërat Speciale Olimpike NULL NULL 21.03.2017 21:51 21.03.2017 21:51 Kosovarja Medina Surdulli e ka fituar medaljen e argjendtë në skijim, në Lojërat Botërore Dimërore që zhvillohen në kuadër të Olimpiadës Speciale e cila po mbahet në Austri. Ajo lajmin e bëri të ditur në llogarinë e saj personale në Facebook, ku edhe u shpreh shumë e gëzuar për këtë arritje, njofton Klan Kosova. Medina ka fituar me dhjetëra medalje të tjera në not dhe në skijim, në garat që mbahen me personat me nevoja të veçanta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.