5 maji përkujtohet edhe në Durrës NULL NULL 05.05.2016 18:56 05.05.2016 18:56 Me rastin e 5 Majit, ditës së nderimit për të rënët e kombit, edhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës u organizua një ceremoni përkujtimore. Në të morën pjesë prefekti i qarkut të Durrësit, deputetë, drejtues të bashkisë, veteranë, përfaqësues të besimeve fetare dhe qytetarë të thjeshtë. Në respekt të veprës heroike të dëshmorëve u vendosën kurora me lule në vendin ku ndodhen pllakat përkujtimore të të rënëve për liri. Gjatë aktivitetit të pranishmit kujtuan dhe shprehën mirënjohje e nderim për banorët e Durrësit që u angazhuan në luftë dhe që sakrifikuan deri jetën e tyre për lirinë e vendit. Në ceremoninë e organizuar nga bashkia e qytetit munguan përfaqësuesit e opozitës./Tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 7 minuta më parë