45 milionë dollarë në Dasmën Mbretërore! NULL NULL 20.05.2018 11:26 20.05.2018 11:26 Mandatory Credit: Photo by David Fisher/REX/Shutterstock (9685483f) Prince Harry and Meghan Markle The wedding of Prince Harry and Meghan Markle, Carriage Procession, Windsor, Berkshire, UK - 19 May 2018 Vëmendja e gjithë Britanisë, por edhe e mbarë botës prej ditësh ishte vetëm tek Dasma Mbretërore. Por, ceremonia në të cilën Princi Harry i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me aktoren Meghan Markle, sipas mediave të huaja mund të ketë kushtuar deri në 45 milionë dollarë, njofton Klan Kosova. Dasma e Princit Harry me Meghan, përpiu 42.1 milionë dollarë vetëm për masat e sigurisë ndërsa shpenzimet e tjera të rëndësishme të dasmës përshkojnë midis 420,000 $ deri në 560,000 $ në veshjet e Meghan dhe 420,000 $ për të punësuarit për pritjen në mbrëmje. Martesa e Princit Harry me aktoren Meghan Markle tashmë cilësohet si dasma e vitit, ndërsa duke analizuar gjithë aranzhimin, raportohet se ky event nuk mund të ju befasojë aspak me çmimet. Sipas aplikacionit Bridebook, që mundëson planifikimin e dasmave në Britaninë e Madhe, pjesa më e madhe e kostos mbretërore ishte shpenzuar për sigurinë e të pranishmëve. Po ashtu një sasi ekonsiderueshme e mjeteve ishte ndarë për fustanin e nuses, njofton Klan Kosova. Mësohet po ashtu se martesa e dikurshme e Kate Middleton dhe Princit William kushtoi 28 milionë dollarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 2 minuta më parë
Kosova Haxhiu takohet me homologen e saj austriake, Kosovës i premtohet mbështetje në anëtarësimin në KiE 7 minuta më parë