425 mijë euro për palestrën sportive në Samadrexhë të Vushtrrisë NULL NULL 22.06.2016 12:19 22.06.2016 12:19 Ministria e Kulturës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e një palestre sportive në Samadrexhë të Vushtrrisë. Ky memorandum është nënshkruar me Komunën e Vushtrrisë, ndërsa ministria do të investojë 425 mijë euro. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, tha se këto investime në palestrat sportive, bëhen në vazhdën e investimeve të shumta që po bëhen nëpër Kosovë, më qëllim të krijimit të kushteve ma të volitshme për sportistët e vendit, sidomos tani kur sporti i Kosovës është ndërkombëtarizuar. Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunim e vazhdueshëm, dhe u shpreh se ky projekt kapital ka një rëndësi të veçantë për Vushtrrinë, për banorët e Samadrexhës dhe sidomos për sportistët që do ta shfrytëzojnë këtë palestër sportive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 15 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë