4 të arrestuar për vdekjen e emigrantëve në Austri NULL NULL 28.08.2015 15:59 28.08.2015 15:59 Policia hungareze ka deklaruar se ka arrestuar 4 njerëz të dyshuar për përfshirje në vdekjen e 71 emigrantëve në një kamion, për të cilët thuhet të jenë sirianë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Tre nga të arrestuarit ishin bullgarë dhe njëri ndër ta ishte afgan. Viktimat përfshijnë 59 burra, tetë gra dhe katër fëmijë për të cilët raportohet se kanë qëndruar të vdekur në kamion për dy ditë. Trupat e dekompozuar ishin zbuluar nga policia austriake të enjten në mëngjes në një kamion të braktisur, afër kufirit me Hungarinë. Zyrtarët kanë thënë se viktimat ishin mbytur në automjet. Mendohet se pjesëtarët e këtij grupi emigrantësh ishin të vdekur kur e kalusn kufirin nga Austria në Hungari dhe në mesin e viktimave ishte një vajzë një vjeçare dhe një tjetër dy. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 11 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 22 minuta më parë