14:26, 9 Maj 2018

Mbrojtësi i Barcelonës, Sergi Roberto, është dënuar me katër ndeshje moslojë nga Komiteti i Garave, pas ndëshkimit të tij me karton të kuq në ndeshjen e vikendit ndaj Real Madridit.

Kjo do të thotë se, mbrojtësi i krahut të djathtë nuk do të luajë më për katalunasit këtë stinor, duke munguar në ndeshjet ndaj Villareal, Levante dhe Real Sociedad.

Ai po ashtu nuk do të luajë në takimin e parë ndaj Sevillës në Superkupën e Spanjës.

Sipas referit Hernandez Hernandez, Roberto u ‘skuq’ pasi që goditi kundërshtarin me krahun e tij, duke përdorur forcë të tepërt.

Interesante