32 vjeçari i Lakers zbavitë NBA-në (VIDEO) NULL NULL 19.11.2015 16:12 19.11.2015 16:12 Braziliani, me huqjet e tij, është duke u kthyer në një nga lojtarët më argëtues në NBA. Marcelo Huertas ka qenë ana e errët e videove të momenteve më të mira në NBA disa herë. Braziliani është bërë një nga basketbollistët më argëtues në këtë ligë, por jo për shkak të lojës së mirë, transmeton Klan Kosova. 32 vjeçari është duke kaluar sezonin e parë të tij në NBA, pasi nënshkroi me LA Lakers për një vit. Ndërsa është kthyer në një nga zëvendësuesit e rëndësishëm të skuadrës, ai gjithashtu është bërë pjesë e disa momenteve fatkeqe në videot e momenteve më të mira. Gjithçka filloi në ndeshjen me Miami Heat. Ai u bë ndër më të popullarizuarit pas dy gjuajtjeve të tmerrshme në një lak kohor prej pesë sekondash, ndërsa mundohej të mposhtë kohën që po skadonte. https://www.youtube.com/watch?v=eb6IxRwakQA Megjithatë, në këtë rast faji mund të mos ketë qenë krejtësisht i tiji, pasi topi iu pasua në një moment të keq, me pak kohë në dispozicion. Por kjo nuk është shfaqja “më e mirë’ e tij në NBA. Pak më vonë, gjatë po të njëjtës ndeshje, Tyler Johnson e trullosi krejtësisht Huertasin. Të hënën mbrëma, Huertas ishte përsëri viktimë e një lëvizje të mrekullueshme nga asi i Poenix Suns, Brandon Knight. https://www.youtube.com/watch?v=zfXm94RoFCQ (Lëvizje e bukur nga Knight, por reagim i tmerrshëm i brazilianit.) Këto dështime kanë bërë që ai të jetë në qendër të shakave në botën e basketbollit amerikan. SB Nation e përshkroi kështu lëvizjen e Knight-it: “Marcelo Huertas ende mendon për Phoenixin – mendon se ku mbeti Brandon Knight”. Të tjerët thonë se braziliani mund të kthehet në trend. Por atij nuk është duke i ecur gjithçka keq. Ai luan pak, por shënon mesatarisht shtatë pikë dhe nëntë asistime për 36 minuta lojë, ndërsa është i saktë 43,5 për qind nga loja. https://vine.co/v/e9FPQhaerlF Ndërsa Huertas është ende duke u përshtatur, këmbët e tij 32 vjeçare nuk po bëhen më të reja. Mund të jetë ky vetëm fillimi i gjithçkaje për Marcelo Huertasin. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.