8:43, 13 Tetor 2017

31 është numri i njerëzve të konfirmuar të vdekur në zjarret që kanë kapluar Kaliforninë Veriore.

Qindra njerëz mbeten të zhdukur pasi të paktën 22 zjarre përfshinë të gjithë vendin në ndërkohë më shumë se 8,000 zjarrfikës tani luftojnë kundër flakëve.

Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 3,500 ndërtesa e shtëpi dhe mbi 68,800 hektarë tokë derisa deri tani janë zhvendosur rreth 25,000 njerëz, transmeton Klan Kosova.

Shtatëmbëdhjetë persona janë konfirmuar tashmë të vdekur në Sonoma County, tetë të tjerë në Qarkun Mendocino, katër në Yuba County dhe dy në Napa County, thanë zyrtarët.

Shifrat e përditësuara të viktimave tregojnë se zjarret e fundit janë zjarret më vdekjeprurëse në Kaliforni që nga viti 1933, kur 29 persona vdiqën nga flakët në Griffith Park në Los Anxhelos.

Erërat e forta që kanë nxitur akoma më shumë flakët janë qetësuar ditëve të fundit, por parashikuesit  e motit paralajmëruan se ka shumë gjasë që të njëjtat të fillojnë përsëri të premten mbrëma.

Akoma nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar këto zjarre që kanë filluar të dielën mbrëma, por zyrtarët besojnë se telat e rrymës të shkatërruar nga erërat e forta mund të jenë shkaktar.

 

 

Interesante