15:00, 12 Korrik 2018

Një grua nga Honduras e cila është ndarë nga djali i saj përderisa po kërkonte azil në SHBA, po e tregon historinë e saj me ndihmën e 30 yjeve botërore.

Në shkurt të këtij viti, gruaja e njohur si Mirian u nda nga i biri 18 muajsh në kufirin në Teksas. Ajo u largua nga dhuna që po ndodhte në vendin e saj në kërkim të një vendi të sigurt në SHBA.

Aktorja Maggie Gyllenhaal krijoi një video katër minutëshe “My Name Is Mirian” ku 30 yje lexojnë letrën e Mirian.

Në këtë video shfaqen yjet si Ryan Reynolds, Chadwick Boseman, Kumail Nanjiani, Kristen Wiig e shumë të tjerë.

Interesante