25-vjeçari tenton të vrasë punëtorët e firmës NULL NULL 26.07.2017 14:00 26.07.2017 14:00 Një 25-vjeçar nga Biza e Krujës ka rrëmbyer automatikun dhe ka tentuar të vrasë punëtorët e një firme që po merret me rikonstruksionin e rrugës Lalëz-Bizë. Eduart Gjika, 25 vjeç, i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik për motive pronësie punëtorët e firmës që merreshin me rikonstruksionin e rrugës Lalëz-Bizë, duke qëlluar në ajër, raporton TCH, transmeton Klan Kosova. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku ai ishte fshehur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një automatik model 56 dhe një krehër me 28 fishekë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova S’kishte para në arkë, hajni i maskuar dhe me armë dështon të vjedhë në Ferizaj 13 minuta më parë