25 dhe 30 gusht – datat e Provimit Shtetëror të Maturës NULL NULL 17.08.2017 22:10 17.08.2017 22:10 Fatos Osmani, zyrtar i lartë i arsimit në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar përmes Facebook-ut se kur do të mbahet Provimi Shtetëror i Maturës për afatin e gushtit, njofton Klan Kosova. “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka marrë vendim që Provimi Shtetëror i Maturës në afatin e gushtit, të organizohet në këto data: Dita e parë e provimit do të realizohet me datë 25 gusht 2017, ndërsa dita e dytë e provimit me datë 30 gusht”, ka njoftuar Osmani në Facebook. Ndërsa paraqitja e provimit të maturës mundet të bëhet deri më datë 21 gusht 2017”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024