9:17, 7 Mars 2018

12 vjet pasi ai vdiq gjatë gjykimit të tij për krime lufte, Sllobodan Millosheviq, u shfaq për publikun përsëri, por këtë herë si një personazh në një dramë muzikore.

”Slobodan Show”, shkruar nga Jelena Bogovac, fokusohet më shumë në raportet personale të Millosheviq me gruan e tij Mirjana Markoviq, vajzën Marija dhe djalin e tij Marko, se sa me politikën që e bëri atë famëkeq, njofton Klan Kosova.

Në këtë shfaqje teatrale, morën pjesë rreth 200 serbë të Kosovës.

Të pranishmit shprehën ndjenja të përziera në lidhje me këtë dramë  muzikore e cila u shfaq në Graçanicë.

 

Kjo dramë fillon me Mirjanan duke i thënë burrit të saj ”Mos shko në Kosovë”, dhe më pas duke shtuar ”Ai nuk më dëgjoi”, njofton Klan Kosova.