20 vjetori i Epopesë së Dukagjinit NULL NULL 22.03.2018 08:15 22.03.2018 08:15 Me disa aktivitete në Gllogjan, sot fillon shënimi i “Epopesë së Dukagjinit”. 20 vjet më parë në Gllogjan të Deçanit filluan luftimet frontale mes luftëtarëve të UÇK-së dhe familjes Hardinaj kundër forcave pushtuese, të cilat më 24 mars 1998 kishin rrethuar Gllogjanin, e që synim kishin familjen e Hilmi Haradinajt, babai i të katër gjeneralëve të UÇK-së Luan, Shkëlzen, Ramush e Daut Haradinaj. Luani dhe Shkëlzeni kanë rënë dëshmorë.Aktivitetet e sotme nisin nga ora 09:00 në Shkollën fillore “Heronjtë e Dukagjinit” të Gllogjanit. Në ora 13:30 në Sallën e Asamblesë së Komunës së Deçanit mbahet akademi për shënimin e 20-vjetorit të Epopesë. Aktivitete për shënimin e Epopesë do të ketë edhe më 23 dhe 24 mars. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024