20 të vdekur pas përmbytjes së anijes në Senegal NULL NULL 25.04.2017 15:18 25.04.2017 15:18 Të paktën 20 persona, shumica prej tyre gra kanë vdekur pasi një anije e drurit u përmbys në bregun e Senegalit qendror në një rajon që vizitohet nga shumë turistë. Një barkë tradicionale prej druri u përmbys në qytetin bregdetar të Bettenty-ut gjatë natës së hënë derisa në bord kishte 72 persona. “Fatkeqësisht, kemi 20 të vdekur dhe një person të zhdukur”, ka thënë një zyrtar i lartë i zjarrfikësve kombëtar të Senegalit, Oumar Kane, transmeton Klan Kosova. Kane ka thënë poashtu se 51 persona janë shpëtuar deri tani pas përmbysjes së anijes. Gratë besohet se kanë qenë në rrugën e tyre për të kërkuar prodhime të detit në një zonë bregdetare të njohur mirë për ushqime delikate të tilla si guaca e ku turistët dynden në numër të madh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 29/03/2024