12:45, 11 Janar 2018

Në qoftë se keni një dëshirë të madhe për të shijuar gjëra te ëmbla, nuk mund t’i rezistoni një ushqimi të thjeshte para se të futeni në shtrat.

Mirëpo nëse dëshironi të ndaloni veten, thjesht vetëm futuni në shtrat.

Një studim i ri ka treguar që 20 minuta më shumë gjumë mund të ndihmojnë njerëzit që të mos konsumojnë ushqime të ëmbla, që janë ekuivalente me gjysmë cope torte në ditë.

Personat që kanë problem me gjumin zakonisht nisin një dietë më të shëndetshme për të përmirësuar gjendjen e tyre, është thënë nga King’s College.

Ekipi studiues shtoi që në qoftë se flemë rreth një orë më shumë, kjo rritë mundësitë për zgjedhje më të shëndetshme të ushqimeve.

Interesante