Trump: Nuk e kam incizuar ish shefin e FBI-së Comey NULL NULL 22.06.2017 19:59 22.06.2017 19:59 Presidenti Donald Trump, ka thënë që nuk ka bërë incizime sekrete të ish shefit të FBI-së, James Comey, edhe pse më parë kishte lënë të kuptohet një gjë e tillë. Trump përmes një postimi në Twitter ka thënë “Unë nuk kam bërë, dhe nuk kam, incizime të tilla”. Ndërsa pak ditë pasi që kishte larguar nga puna Comey, në maj të këtij viti, Trump kishte thënë “James Comey shpresoj që të mos ketë incizime të bisedave tona”. Ai ka qenë nën presion të madh të dorëzoj incizimet, pas hetimit të Rusisë në lidhje me zgjedhjet në Amerikë. Komiteti i Inteligjencës në fillim të këtij muaji kishte kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që të dorëzohen incizime të tilla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.