droge147
10:01, 21 Prill 2017

Policia në Mirditë ka sekuestruar 19 kg lëndë narkotike kanabis. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Pavlo Ndrecën, 30 vjeç, si posedues të drogës.

Lënda narkotike u gjet në ambientet e jashtme të banesës së Ndrecës, në një magazine, shkruan albue, përcjellë Klan Kosova.

Sasia prej 19 kg kanabis ishte e futur në 4 qese plasmasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Interesante