18 vjeçari arrestohet në Mitrovicë, tentoi të grabiste të holla NULL NULL 19.09.2018 10:18 19.09.2018 10:18 Njësitet policore në Mitrovicë kanë arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi për kryerje të veprës penale ‘tentim grabitje’. Rasti i tentim grabitjes është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 14:00, të datës 18 shtator 2018, në një nga filialet për transferim parash në rrugën ”Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, njofton Klan Kosova. Reagimi i shpejtë i njësiteve policore ka rezultuar që vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes të ndalojë dhe të arrestojë të dyshuarin B. R., 18 vjeçar, tek i cili është gjetur dhe është konfiskuar edhe një armë e llojit pistoletë. Të dyshuarit e arrestuar pas procedurave intervistuese i është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘tentim grabitje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024