17-vjeçarja vdes në aksident, arrestohet shoferi NULL NULL 22.08.2017 08:46 22.08.2017 08:46 Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mesnatës në Shkodër, ku ka humbur jetën një vajzë 17 vjeçe që po ecte me biçikletë. Siç bën të ditur policia, për aksidentin është vënë në pranga një i ri, 29-vjeçari Angjelin Gila, shkruan syri.net. Njoftimi i policisë për aksidentin: Në orën 23:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër -Koplik në vendin e quajtur tek 5 Heroj, fshati Dobraç ka ndodhur një aksident. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se një mjet tip “Suzuki” me targe AA 179 GD, ka aksidentuar me vdekje shtetasen D. Ç. 17 vjeçe, banuese në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë. Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, Angjelin Gila 29 vjeç banues në fshatin Bogiç Malësi e Madhe, në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.