14:41, 13 Shkurt 2018

Një vajzë adoleshente palestineze është filmuar duke “kërcënuar” se do të godiste me grusht një ushtar izraelit, transmeton Klan Kosova.

Ahed Tamimi është shndërruar në simbol të protestave të palestinezëve ndaj Izraelit.

Më 15 dhjetor të vitit të kaluar ajo u filmua duke goditur me shuplakë një ushtar izraelit.

Pak ditë më vonë, 17-vjeçarja u arrestua dhe ka dalë para një gjyqi ushtarak, ku ndaj saj janë ngritur 12 akuza, mes të cilave ajo e sulmit ndaj forcave të sigurisë dhe nxitjes së dhunës.

Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon të qëndrojë një kohë të gjatë pas hekurave.

https://www.youtube.com/watch?v=615UK802-AQ

Interesante