16:46, 12 Tetor 2018

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar të akuzuarin L.P me 16 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e të miturit SH.P që ndodhi me 9 dhjetor të vitit 2017, njofton Klan Kosova.

“I akuzuari L.P është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim unik në kohëzgjatje prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) vite 6 (gjashtë) muaj për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.1 dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria.

L.P me dashje kishte privuar nga jeta 17 vjeçarin, SH.P pas një mosmarrëveshje në mes tyre.

Ata fillimisht ishin fjalosur dhe kishin filluar ta godasin me grushte njëri-tjetrin, ndërsa më vonë L.P e thërret përsëri tanimë të ndjerin, SH.P që të takohen dhe në atë moment e kishte goditur katër herë me thikë.

Pas plagëve që kishte marrë adoleshenti kishte ndërruar jetë në QKUK.

Ndërkaq, pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.