14 kryesues të vendvotimeve dënohen me nga pesë vjet NULL NULL 03.07.2017 15:15 03.07.2017 15:15 Në konferencën e mbajtur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa është bërë me dije se partitë politike dhe kandidatët për deputetë kanë dorëzuar gjithsejtë 66 ankesa. Sa i përket ankesave, PAN ka prirë me 23, LAA 19 dhe Lista Serbe kurse pjesa tjetër janë dorëzuar nga partitë tjera dhe kandidatët, njofton Klan Kosova. Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP ka bërë me dije se për shkak të parregullsive që janë evidentuar janë 14 kryeses të vendvotimeve që janë dënuar me nga pesë vjet mospjesëmarrje si pjesë administrative e zgjedhjeve. “Në afatin prej 72 orësh është vendosur lidhur me ankesat e parashtruara për zgjedhjet e 11 qershorit. Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, kandidatët për deputetë kanë paraqitur 66 ankesa. 40 nga to janë miratuar e 26 janë refuzuar”. “Ankesat të cilat janë hetuar kanë qenë 24 ankesa. Në QNR kanë kryer hetimin tre ekipe. PZAP ka miratuar 18 ankesa si të bazuara pa i hetuar të cilat kanë shkuar në rinumërim ku do të rinumërohen 117 kuti”, ka thënë Desku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 16 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 31 minuta më parë