13 shkrimtarë kandidatë për Man Booker 2018 NULL NULL 15.03.2018 15:48 15.03.2018 15:48 Gjithsej 13 shkrimtarë nga vende të ndryshme të botës janë pretendentë për çmimin e madh Man Booker 2018. Franca është nominuar me shkrimtarët Laurent Binet dhe Virginie Despentes, Spanja me autorët Javier Cercas, Antonio Munoz Molina, dhe Gabriela Ybarra. Këtë herë kandidat ka edhe nga Koreja e Jugut, Han Kang dhe shkrimtari nga Iraku, Ahmed Saadwai. Në listë nuk mungojnë edhe shkrimtarët nga Argjentina, Polonia dhe Japonia, shkruan Gazeta Shqip. Ky çmim jepet për përkthimin më të mirë në gjuhën angleze. Më parë me këtë çmim është vlerësuar dhe shkrimtari Ismail Kadare, ndërsa dy vjet më parë libri i tij “Kamarja e turpit” ishte sërish kandidat për këtë çmim nën përkthimin e John Hodgson. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 17 orë më parë