116 të helmuar paraqiten në Spitalin e Mitrovicës NULL NULL 14.09.2017 08:50 14.09.2017 08:50 Më shumë se 100 raste janë lajmëruar si të helmuar në Spitalin e Mitrovicës. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e drejtorit të Përgjithshëm e SHSKUK-së. “Zyra e drejtorit të Përgjithshëm e SHSKUK-së, ka pranuar një informatë nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, “dr. Sami Haxhibeqiri”, sipas të cilës, dje nga ora 11:30, kanë filluar të paraqiten në shërbimin emergjent të këtij Spitali, disa persona të dyshuar si raste të helmimit e që kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, shkruan Klan Kosova. “Nga statistikat zyrtare të Spitalit, rezulton se 116 persona, kryesisht të rinj në moshë, prej tyre edhe nxënës, kanë kërkuar ndihmë mjekësore, me shenja që flasin për një helmim të mundshëm”. “Spitali ka angazhuar të gjitha kapacitetet me të gjitha repartet dhe stafin dhe që të gjithëve u është dhënë ndihma mjekësore nga stafi profesional”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Stabiliteti i Ballkanit është prioritet i Italisë 5 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 45 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë