14:36, 10 Mars 2018

“Bow Down” e Noizyt dhe Encës ka arritur 100 milionë klikime në youtube, njofton Klan Kosova.

Kënga që u publikua dy vjet më parë, me muzikë të punuar nga Big Bang, tekst nga të dy artistët, vazhdon të dëgjohet edhe sot njësoj sikur ditën që u lansua.

Këtë e kanë treguar edhe klikimet dhe pëlqimet në numër të madh në kanalin e lartpërmendur.

Kujtojmë që Noizy dhe Enca nuk janë më bashkëpunëtor. Pas një mosmarrëveshje mes të dyve, këngëtaret sot madje as nuk flasin.