17:54, 13 Qershor 2018

Në Kosovë është duke u shënuar 10 vjetori i decentralizimit të qeverisjes lokale.

Besnik Muqa nga Instituti për Qeverisje Lokale, ka thënë se pavarësisht arritje ata ballafaqohen akoma me shumë sfida.

“Tashmë mund të masim efektet e decentralizimit – ky proces ka marrë rrugën e vet, megjithatë mbetet akoma shumë punë për tu bërë”, ka thënë Muqa në një lidhje direkte në Info Magazine.

“Sfidë e decentralizimit mbetët financimi i shërbimeve të bartura, pjesa e shtrirjeve të shërbimeve në pjesën veriore, ndërsa buxheti është problemi kryesor për ofrimin e shërbimeve”.

“Qeverisja lokale dhe ajo qendrore është e rëndësishme të flasin me një zë. Më shumë autonomi për komunat më shumë financim të qëndrueshëm”.

klankosova.tv