19:46, 14 Shtator 2018

Instagrami është rrjeti social që numëron më shumë përdorues nga të gjithë.

Një ndër funksionet e tij është marketingu është një mjet shumë i nevojshëm për t’i bërë marketing të mirë vetes.

Shumë njerëz arrijnë që të fitojnë edhe shumë para nga Instagrami.

Doni që edhe ju të bëheni të famshëm në Instagram?

Intv.al jep disa mënyra që duhet të aplikojë gjithkush që dëshiron të bëhet i famshëm dhe i suksseshëm në Instagram.

1.Si fillim ju duhet të mendoni se me çfarë stili doni që ta mbani Instagramin tuaj dhe më pas punoni për të.

2.Fotoja e profilit dhe se çfare do të shkruani në BIO është shumë e rëndësishme.

3.Postoni foto me cilësi dhe që ju identifikojnë.

4.Përdorni filtra dhe kryesisht qëndroni besnik atyre filtrave gjithmonë.

5.Përdorni hashtag, këtu eshte çelësi i gjithçkaje.

#instagood, #instamood #instafamous #ootd disa nga hashtaget më të rëndësishëm dhe më të përdorshëm, por varet edhe nga postimet që bëni.

6.Qëndroni gjithmonë aktivë duke postuar foto, por edhe mos e teproni që të mos bëheni të bezdisshëm.

7.Sipas studimeve ora më e mirë ditën e hënë për të postuar është 19:00 dhe 22:00, ora 10 e mëngjesit të martën, ora 5 pasdite të mërkurën, 7 e mëngjesit dhe 11 e mëngjesit të enjteve, ora 13:00 dhe 20:00 të premten, 12:00 dhe 14:00 të shtunën dhe 17:00 të dielave.

8.Përgjigjuni komenteve që ju bëjnë.

9.Postoni foto apo video ku të shkruani ‘bëni tag një mikun tuaj’ me qëllim që të arrinin interaktivitetin e Instagramit tuaj.

10.Bëni follow faqeve me shumë ndjekës dhe komentoni.