Shënohet 90 vjetori i nisjes së Nënës Terezë për Indi NULL NULL 14.08.2018 08:53 14.08.2018 08:53 Me rastin e 90-vjetorit të nisjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës për Indi, Qiriu i sjellë nga varri i saj në Kalkuta nga Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovë, do të shtegtojë në Shenjtëroren e Letnicës, në vendin ku Nënë Tereza e fitoi thirrjen për t’u bërë murgeshë e pastaj edhe misionare në shërbim të të varfërve. Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, pas shugurimit të Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në nëntorin e kaluar pati shtegtuar te varri i Shën Nënë Terezës në Kalkuta për të falënderuar Zotin për dhuratën e Katedrales, që me ndërmjetësinë e saj u ngrit në kryeqytetin e Kosovës. Te varri i Shën Nënë Terezës në Kalkuta, ipeshkvi ka ndezur një qiri dhe ka kremtuar meshën e shenjtë me argjipeshkvin e Kalkutës dhe me motrat e Nënë Terezës. Atë qiri – simbol i dritës së Nënë Terezës – ipeshkvi e ka sjellë me vete në Kosovë. Në ndalesën e tij në Vatikan, në meshë me Papa Françeskun në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Ditën Botërore të të Varfërve, qiriu u bartë në procesion, bashkë me dhuratat eukaristike, që u bë simbol i dritës dhe dashurisë së Nënës për të varfërit e gjithë botës. Pas kthimit të tij në Kosovë, i njëjti qiri, më 26 nëntor 2017, në meshën e së dielës, është bartur në procesion te altari kryesor i Katedrales, dhe pas homelisë, ipeshkvi në procesion me meshtarë, ministrantë dhe fëmijë e ka vendosur te Relikti i Gjakut të Nënë Terezës, me flakën e të cilit është ndezur Qiriu i Nënë Terezës, i cili qëndron i ndezur pandërprerë dhe jep dritën e dashurisë së Nënës. Që atëherë, besimtarë e njerëz vullnetmirë kanë mundur ta porositin Qiriun e Nënë Terezës për arsye të tyre personale, me anë të cilit nijetet e tyre bashkohen me lutjet e bashkësisë në Shenjtërore. Sot në Vigjiljen e Zojës së Letnicës, qiriu do të shtegtojë në Letnicë, i bartur nga Shenjtërorja Shën Nënë Tereza. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Guvernatori ligjëron për rolin e BQK-së para studentëve të Fakultetit Ekonomik 7 minuta më parë