KMDLNj kërkon trajtim të barabartë për avokatët para Gjykatës Speciale NULL NULL 18.01.2019 13:50 18.01.2019 13:50 Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 1.5 milionë euro për të paguar mbrojtjen e të akuzuarve të mundshëm nga Kosova nga Gjykata Speciale si dhe mbulimin e të gjitha shpenzimeve që ndërlidhen me procesin gjyqësor për familjarët e ngushtë e atyre që do të gjykohen. Këtë shumë, KMDLNj përmes një njoftimi për media e ka konsideruar si simbolikë krahasuar me shpenzimet e mundshme , si për mbrojtje, ashtu edhe për familjarët e ngushtë. “Ndonëse ka zëra dhe qëndrime që e kundërshtojnë këtë qëndrim të Qeverisë së Kosovës, KMDLNj e ka përkrahur fuqishëm këtë vendim duke konsideruar se ky është detyrim i Qeverisë së Kosovës aq më parë, që në rrethana të ngjashme, edhe qeveritë e Kroacisë, Bosnjës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë ndarë fonde për qytetarët e këtyre shteteve dhe familjarët e tyre, madje në shuma shumë më të larta”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë