Gjilani iu bën thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre NULL NULL 18.06.2018 16:43 18.06.2018 16:43 Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim i Gjilanit, Sami Spahiu, gjatë një konference për media iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre gjatë muajve të nxehtë të verës pasi ngritja e temperaturave shkakton rrezik të përgjithshëm. Ai ka potencuar se në këtë fazë kanë ndërmarrë fushatën për parandalimin e zjarreve fushore dhe pyjore me moton “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”, ku pretendohet që zjarret të jenë gjithnjë në rënie në bashkëpunim me qytetarët dhe organet e rendit dhe sigurisë. “Në këtë fazë si drejtori kemi ngritur edhe nivelin e mobilizimit të stafit, të zjarrfikësve dhe gjithashtu edhe Shërbimit Vullnetar të Zjarrfikësve, që gjithnjë janë në mbështetje të intervenimeve kur ato janë me përmasa më të mëdha”, tha Spahiu. Ai ka bërë të ditur se inspektori që merret me fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, ka bërë vizitë në vlerësim të rrezikshmërisë për disa objekte siç janë shtëpi të vjetra mundësi për shembje dheu, dhe janë krijuar plane se si është mënyra më e mirë e menaxhimit të këtyre rasteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë